Në afërsi të SHFMU ,,Lidhja e Prizrenit’’ sot kanë nisur punimet për ndërtimin e memorialit ,,Dëshmorët e Kombit ‘’ të fshatit Carrabreg i Ulët , aty ku do të skalitem emrat e 6 Dëshmorëve të këtij fshati të ren në luftën e UÇK-së si dhe 2 dëshmorët e viteve të 90-ta .
I pari i komunës z.Bashkim Ramosaj , ndër të tjera tha së falë gjakut të dëshmorëve në sot jemi këtu bashkë duke ndërtuar shtetin tonë, duke punuar që amaneti i këtyre dëshmorëve të jetësohet. .
Sipas mbikëqyrëses së punimeve të këtij memoriali znj.Ajshe Qorraj , ky projekt do të realizohet sipas dinamikës së paraparë të punimeve dhe vlera investive e këtij projekti në total kapë shifrën 32112.45€