Sot në kuadër të nënshkrimit të Marrëveshjeve të Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Komunës e Deçanit, kanë nisur punimet në ndërtimin e rrugëve te Kelmendëve dhe të shkollës në fshatin Rastovicë të Deçanit. I pranishëm ishte Kryetari në Detyrë z.Rasim Selmanaj , nënkryetari z.Sami Cacaj dhe bashkëpunëtorë të tjerë .Për banorët e këtij fshati kjo rrugë ka qenë mese e domosdoshme sidomos për nxënësit që frekuentojnë çdo ditë këtë rrugë për në shkollën ,,Rexhep Kadrijaj’’