Kanë nisur sot zyrtarisht, me vendosjen e gurë themelit , punimet për ndërtimin e palestrës së sporteve në shkollën fillore të mesme të ulët “Avni Rrustemi” në Rrezar ish Irzniq të Deçanit.
Në këtë ceremoni , Kryetari i Komunës së Deçanit z.Rasim Selmanj , ka deklaruar se këtë vit në Irzniq, këtë mandat kemi investuar disa projekte me rëndësi të veçante. Duke folur për projekti i cili filloj sot Kryetari Selmanaj tha se ndaj kësaj vatre të arsimit ndihet i obliguar më shumë që ti ofroj kushte për mësim, pasi që një pjesë të shkollimit të tij e ka kryer në këtë shkollë” Unë ndihem borxhli ndaj kësaj shkolle, pas që e edhe vet kam qenë nxënës i kësaj shkolle.
Ne sot po e nisim ndërtimin e kësaj palestre të sporteve që ka qenë e domosdoshme, uroj që pas përfundimit, në Irzniq të kemi edhe klubet e hendbollit dhe të basketbollit. Ne si komune e Deçanit kemi ndarë rreth 400 mijë euro për ndërtimin e kësaj palestre. Veq kësaj gjatë këtij mandati ne kemi investuar në Irzniq edhe shumë projekte me vlerë siç janë: Trotuari nga Prokulluku deri tek shkolla,rregullimi i stadionit, rrethi në mes të fshatit,rregullimi dhe gjelbërimi i sheshit të fshatit dhe ndërtimi i fontanes , ndriçimi i qendrës së fshatit, shpërndarja e rrjetit të ujësjellësit në të gjitha lagjet e fshatit , renovimi i ambulancës, e projekte të tjera.” Tha mes tjerash Kryetari Selmanaj.
Ndërkaq drejtori i shkollës fillore të mesme të ulët “Avni Rrustemi” në Irzniq Mehdi Dodaj, duke e falënderuar Kuvendin komunal , gjegjësisht kryetarin z.Rasim Selmanaj, për nisjen e këtij objekti, tha se lënda e edukatës fizike, pas përfundimit të palestrës do të mbahet më me rregull” Ne deri tash lëndën e Edukatës fizike e kemi mbajtur në ambient të hapur gjatë ditëve me mot të mirë, por në ditët jo të favorshme nga faktori kohë, na është dashur që nxënësit ti mbaj në klasa. Me palestrën e sporteve kjo do të zgjidhet, mirëpo kjo palestër do t’iu shërbej edhe fshatrave për rreth, dhe klubeve të ndryshme. Andaj i jemi shumë falënderues kryetarit Selmanaj, dhe Komunës për këtë iniciativë” tha drejtori Dodaj.
Ndryshe, Palestra e Sporteve në shkollën fillore të mesme të Ulët “Avni Rrustemi” në Irziniq, i ka kushtuar Komunës së Deçanit rreth 400 mijë euro. Punimet e nisura sot pritet të përfundojnë brenda afateve të parapara në kontratë.