Kanë nisur sot, punimet për rrethimin e varrezave të fshatit Gllogjan, si dhe punimet për ndërtimin e kanalit të ujitjes që e përshkon këtë fshat.
Drejtori komunal i Urbanizmit Ramë Melaj, deklaroj se këto dy projekte po bëhen nga buxheti Komunal i Deçanit, e që do të jenë në të mirë të banorëve të këtij lokaliteti.
Zëqë Mustafaj një nga kryefamiljaret që jetojnë në këtë pjesë kah bije kanali, thotë se ka qenë e vështirësuar jeta jonë, për arsye se shumë familje i derdhin ujërat e zeza në këtë kanal, dhe se kundërmimi i erës u ka bërë të padurueshme jetën:
Xheladin Malaj, banorë i Gllogjanit, duke folur për projektin tjetër që nisi sot në Gllogjan, atë të rrethimit të varrezave të fshatit, që gjendën në afërsi të kompleksit memorial, tha se me rrethim, ruhet kujtimi ndaj familjarëve tanë, si dhe mbrohet investimi që qytetarët po e bëjnë në varreza:
Këto dy projekte, rrethimi i varrezave dhe rregullimi i kanalit të ujitjes, pritet të përfundojnë brenda afateve kontraktuese. Ndërkaq janë investim i komunës së Deçanit.