Kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj ,nënkryetari z.Sami Cacaj , dhe me bashkëpunëtor tjerë sot solemnisht kanë nisur punimet ne dy rrugë të qytetit të Deçanit .
Rrugën e Demukajve ose ( Sadri Demukaj), si dhe rrugën e Haxhi Mushkolaj,( ndryshe e quajtur rruga e Topillave).
Këto dy rrugë për banorët e qytetit te Deçanit, kanë qen domosdoshmëri sepse një pjesë e qytetarëve mund të kalojnë në rrugë pa e penguar komunikacionin nga qendra sepse kanë dalje në dy anë qofte në rrugën kryesore dhe në minitransitin te Deçanit.
Në ceremoninë e fillimit të punimeve kryetari Selmanaj, tha se jemi në fazën përmbyllëse sa i përket infrastrukturës rrugore sepse janë rrugët e fundit në qytet të cilat do të kryehën brenda këtij viti .
Gjatë këtyre viteve jemi mundu që në të gjitha pjesët e qytetit të Deçanit, të krijojmë kushte të mira infrastrukturore për banorët e qytetit , ndërsa është në përfundim e sipër edhe përmbyllja e kanalizimit e cila ka bërë zgjidhjen njëherë e përgjithmonë të problemit të kanalizimit ani pse një pres e qytetit nuk ka qen e përfshirë ne projekt por komuna ka dhënë maksimumin që të kyçen edhe të zgjidhet nj herë e përgjithmonë problemi i kanalizimit dhe asfaltimit te rrugëve ne Deçan.
Edhe banoret e këtyre lagjeve janë falënderues ndaj komunës për një investim te tillë sepse rregullimi i infrastrukturës rrugore është prioritet për banorët.
Ky projekt i nisur sot sipas punë kryesit është para që punën në shtrimin e këtyre rrugëve në gjatës mbi 1 kilometër e 600 metra , do të përfundoi brenda 88 ditëve punë intensive, ndërsa vlera e projektit ne përgjithësi është 110 mijë euro.