Ndihem me patriote së kurrë, dhe me e nderuar së asnjëherë më parë, në këtë kullë të historisë dhe qëndresës shqiptare, në këtë kullë që është edhe simbol i bashkimit, kështu është shprehur Kryetarja e Bashkisë së Burrelit ,Adelina Farrici, e cila e shoqëruar me struktura të tjera të bashkisë vizituan Plakun e familjes Emblemë të UÇK-së Hilmi Haradinaj.
Ajo çfarë bënë djemtë tuaj, duke rrokur pushkët e lirisë, duke rënë në altarin e lirisë për lirin e vendit, e pas lirisë të përballen edhe me sfida të tjera, nënkupton edukimin nën frymën e atdhedashurisë që i keni dhënë ju” u shpreh mes tjerash Kryetarja e bashkisë Burrel Farrici duke shtuar se “ Për këto motive , dhe për kontributin e jashtëzakonshme që ka dhënë djali juaj gjenerali i luftës, kryeministri i paqes, Bashkia jonë, Bashkia e Burrelit ka vendosur që në mënyrë simbolike tas shpërblej Ramush Haradinajn, duke e shpallur –Qytetarë nderi- të bashkis së Burrelit” tha kryetarja Adelina Farrici.
Hilmi Haradinaj tha se ky është në nder i veçante që i behët jo vetëm Ramushit po luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,“Ju me këtë vendim po e nderoni jo vetëm Ramushin, dhe Familjen tonë, por po nderoni Gllogjanin,Deçanin, Kosovën,. U jemi shumë mirënjohës” tha Haradinaj i cili urojë që e ardhmja ta gjej kombin shqiptarë të bashkuar.
Zyrtarët e Lartë të Bashkisë së Burrelit, të shoqëruar nga Hilmi Haradinaj, dhe kryetari i Komunës së Deçanitz. Rasim Selmanaj, kanë bërë homazhe edhe në kompleksin memorial në Gllogjan.
Paraprakisht në zyrën e tij Kryetari Selmanaj, ka pritur delegacionin e Burrelit, të cilët e kanë njoftuar kryetarin e komunës, së bashkia Burrel sot i ka dorëzuar Ramush Haradinaj, vendimin e këshillit të bashkisë Burrel për shpalljen “qytetarë nderi”. Kryetari i Komunës së Deçanit Rasim Selmanaj, është shprehur mirënjohës ndaj këtij vendimi. Gjatë këtij takimi Kryetari i Komunës Rasim Selmanaj, dhe Kryetarja e Bashkisë së Burrelit Adelina Farrici ,kanë diskutuar edhe për të arriturat si dhe sfidat e të dyja komunave, u bisedua edhe për mundësit e bashkëpunimit në të ardhmen në mes të Komunës së Deçanit dhe bashkisë së Burrelit.