Një delegacion nga Tuzi konkretisht nga Podgorica (Lluka Beshiq) ka qëndruar sot në komunën e Deçanit ku janë pritur nga i pari i komunës z.Rasim Selmanaj , me bashkëpunëtor , dhe përfaqësues të OJQ-ve në komunën tonë .
Ky delegacion në përbërje prej Ilir Gojçaj drejtor i OJQ ,Lluka Beçiç Shoqata e Someljerve Mali i Zi,Artur Camaj Drejtor OJQ dhe Petrit Gjokaj Alb-Progres – NGJ bashkarishtë kanë prekur tema të ndryshme të përbashkëta për komunën tonë dhe Malin e Zi.
Ne pika te shkurtëra kryetari Selmanaj, i njoftoi te pranishmit për komunën e Deçanit dhe mundësit e zhvillimit në shume fusha të përbashkëta me Malin e Zi si në:
Zhvillimin ekonomik të zonës ( qëndrueshmëria bujqësore dhe pyjore)
Ndërtimi i rrugës Deçan-Bjeshka e Belegut – Plavë (Mali i Zi- Kosovë)
Zhvillim i qëndrueshmëria e turizmit, i bujqësisë (agroprodukteve) dhe fushave te tjera ne ruajtjen dhe mbrojtjen e pasurisë natyrore .
Zhvillimi i ofertës turistike ( p.sh përmirësimi i pikave doganore, rehabilitimi i rrugës…)
Ofrimi i objekteve hotelier ne Gryken e Deçanit
Ngritja e bujtinave ne zonat turistike me ofrim te shërbimit si fjetje dhe ushqim tradicional.
Ndërtimi i shtigjeve për këmbësor dhe motoçikleta qe lidh bjeshke e të dy vendeve
Organizimi i HIKING-ut ne pikat me te larta te dy territoret (Bjeshkët e Deçanit me ato te Malit te Zi).
Ndërtimi i qendrës turistike në Bjeshkën e Belegut , interes për shtetin Kosovës ,Shqipërisë dhe Malit te Zi
Promovimi i kohezionit socio-ekonomik ne mes komunave qe jetojnë ne zonën kufitare përmes nxitjes se bashkëpunimit nder-komunal
Evenimenteve tradicionale si :dita e qethave ne muajin korrik, dita e boronicës ne fund te muajit gusht , dita e gështenjës ne fund ne muajin tetor
Zhvillimi i partneriteteve ne mes organizatave te shoqëria civile, organizatave profesionale (dhomat e tregtisë, sipërmarrësit, organizatat e fermerëve…)
Hapja e zyrave të përbashkët për promovime (turistike, kulturorë, bujqësi) etj
Mbrojtja e mjedisit
Organizimi I kampanjave për mbrojtje te mjedisit
Mbrojtja e biodiverzitetit dhe promovimi i përdorimit te burimeve natyrore
Hartimi i strategjisë për mbrojtje te biodiversitetit për bjeshkët e Deçanit ne bashkëpunim e ato te Malit te ZI.
Gjatë këtij takimi u tha se nëse arrimë që të realizojmë projekte të përbashkëta në do të kem mundësi të konkurrojmë në programin Evropian ,,IPA,,