Kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj, ka takuar nga afër nxënës dhe mësimdhënës nga Qendra Kulturore ,,Migjeni’’ nga Bashkia e Pukës së Shqipërisë , Deputet dhe drejtor të kësaj zone të cilët sot kanë vizituar shkollën e mesme të ulët ,,Jusuf Gërvalla’’ në Prapaqan ,ku janë pritur nga drejtori i kësaj shkolle z.Avdyl Shala .
Gjatë këtij takimi miqësorë kryetari Selmanaj, në shenje respekti ju dhuroi njerin nga titujt e shumtë te librave të tije ,,Hijet e Thyera,, Deputetit të Zonës Pukë z.Mark Frrokaj, poashtu edhe z.Nikoll Prengut, Avni Furrikut dhe Ramazan Ringaj
Njëkohësisht edhe të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve, që ishin të pranishëm Selmanaj ,ju dhuroi nga një libër ,,Duam Kthimin tënd’’. Ndonëse ishte vizitë miqësore janë diskutuar edhe tema të ndryshme lidhur me mundësit e binjakëzimit të dy komunave në një të ardhme të afërt .