Ju njoftoim se në kuadër të shënimit të përvjetorëve për dëshmorët dhe të rënët e komunës së Deçanit.
Të mërkurën më 5 Qershore 2013, në ora 11:00, në fshatin Strellc i Epërm, mbahen homazhe dhe përkujtohet Dëshmori i Kombit Brahim Demalijaj.
Të Ënjtën më 6 Qershor 2013 , përkujtohen Dëshmorët e Kombit, Burim Mustafaj, Shpend Malaj , Jeton Dedushaj dhe Shaban Mazrekaj .
Homazhet mbahen sipas këtij orari:
Ora 11:00 Homazhe për dëshmorin e Kombit Shaban Mazrekaj në fshatin Voksh tek lapidari ku prehen eshtrat e tije.
Ora 11:30 Homazhe në Kompleksin Memorial të varrezave në Gllogjan për dëshmorët Burim Mustafaj, Shpend Malaj, dhe Jeton Dedushaj
Të premten më 7 Qershor 2013 , behën homazhe për dëshmorin e kombit Jetmir (Arif ) Mazrekaj.
Homazhet mbahen në ora 10:00, në vendlindjen e dëshmorit në fshatin Dranoc aty ku prehen eshtrat e tije.
Homazhet do behën nga përfaqësues institucional, përfaqësues të shoqatave të dala nga Lufta e UÇK-së , bashkëluftëtar dhe familjarë të dëshmorëve.
Pjesëmarrja juaj nderon luftën e UÇK-së dhe gjakun e derdhur të dëshmorëve.