Ju njoftojmë se, ditën e Enjte , me 27 Nëntor 2014, nën përkujdesjen e kryetarit të komunës z.Rasim Selmanaj , Shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, për nder të festes së shumëfishtë të 28 Nëntorit , mbahen homazhe ku i pranishëm do të jetë edhe komandanti i ZOD-së, tani lideri i AAK-së z.Ramush Haradinaj.
Homazhet mbahen sipas këtij orari:
Ora 13:30 Homazhe në fshatin Isniq ,tek shtatorja e Heroit të Kombit Isa Boletini.
Ora 13:45 Homazhe në fshatin Dubovik, tek varrezat e Heronjve të Kombit Jusuf e Bardhosh Gërvalla.
Ora 14:00 Homazhe tek shtatoret në qytetin e Deçanit.
Ora 14:30 Homazhe në Kompleksin memorial ,, Dëshmoret e Kombit ’’ në Gllogjan.
Zyra për informim e Komunës së Deçanit