Njoftohen qytetarët se mbledhja komemorative në nderim të jetës dhe veprës së Komandant Faik Dodës do të mbahet sot, në ora 13:00, në Sallën e Kuvendit Komunal në Deçan.
Ftohen të gjithë qytetarët, bashkëluftëtarët, kolegët dhe miqtë që të marrin pjesë për t’i dhënë nderimet e fundit dhe për ta kujtuar me respekt e mirënjohje veprën dhe kontributin e tij.
Po ashtu ju njoftojmë se ceremonia e varrimit do të bëhet në ora 16:00, pranë Kompleksit të Dëshmorëve në Baballoq.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Komandant Faik Dodën