Komuna e Deçanit , gjegjësisht Drejtoria për Bujqësi,Pylltari dhe Zhvillim Rural në Deçan , për blegtorët e komunës së Deçanit ka nda mjete financiare për Projektin : Material gjenetik ( 1700 doza ) dhe Shërbimi i Inseminimit artificial te gjedhet.
Njoftojmë të gjithë fermerët- blegtorët e komunës së Deçanit se mund të shërbehen me Inseminimin artificial për barrësimin e gjedheve te tyre nga Ordinanca Veterinare “Qerim Pepshi”, e kontraktuar nga komuna ,të kryej Inseminimin e gjedheve në terë territorin e komunës sonë , të 1700 dozave.
– Objektiva specifike e këtij projekti është : – Shërbime profesionale me Material gjenetikë të kualitetit të lartë me qellim të fisnikërimit dhe përmirësimit racorë të lopëve në të gjithë territorin e komunës së Deçanit.
– Materiali gjenetik(1700 doza) është nga Racat: Simental (mish & qumësht-mish)
Red Hollshtain– kuq e bardh ( racë qumështore)
– Shërbimet mund ta merrni , nga e hëna – shtunën, ora 8 – 16 ,( të dieleve nuk punohet.)
– Blegtorët paguajnë nga 5.oo € / inseminim
– Telefonat për thirrje: 044/949 561 Besiani
– 044/674 461 Ilmia