Kuvendi Komunal i Deçanit
01.Nr.I
Deçan,dt.18.01.2017
Bazuar në nenin 43.1 dhe nenin të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040 dhe nenin 38 të Statutit të Komunës së Deçanit , bëj këtë:
F T E S Ë
Ftoheni që të merrni pjesë në mbledhjen I-rë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Deçanit, e cila do të mbahet me dt.27.01.2017, e premte në ora 10:00, në sallën e Kuvendit të Komunës.
Për mbledhje propozoj këtë:
Rend pune:
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
Zëvendësimi i delegates Syzana Mustafaj me delegaten e radhës, Fatime Tishukaj nga subjekti politik AAK dhe dhënia e betimit,
Shqyrtimi dhe aprovimi i Planit të punës së Kuvendit për vitin 2017,
Marrja e Vendimit për mbajtjen e mbledhjeve të rregullta dhe mbledhjeve publike të Kuvendit dhe të KPF-së për vitin 2017,
Marrja e Vendimit për formimin e komisionit për ndryshim dhe plotësim të Statutit të Komunës dhe Rregulloreve komunale,
Formimi i komisionit për implementimin e Rregullores për Subvencione,
Inicimi i procedurave për fillimin e revidimit të Planit Rregullues “Qendra” dhe hartimi i hartave zonale për zonën urbane,
Të ndryshme.