Kuvendi Komunal i Deçanit
01.Nr.VI
Deçan,dt.23.05.2016
Në bazë të nenit 44 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040 dhe nenit 39 të Statutit të Komunës së Deçanit , bëj këtë:
F T E S Ë
Ftoheni që të merrni pjesë në mbledhje të jashtëzakonshme, mbledhja e VI-të e Kuvendit të Komunës së Deçanit, e cila do të mbahet me dt.25.05.2016 /e mërkurë/ në ora 11:00, në sallën e Kuvendit të Komunës.
Për mbledhje propozoj këtë:
Rend pune:
1. Shqyrtimi i kërkesës së anëtarëve të Kuvendit rreth Vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës nr.ref.AGJ 943/16, rreth pronës kontestimore të dy Ndërmarrjeve Shoqërore “APIKO” dhe “ILIRIA” në Deçan.
(Bashkëngjitur me ftesën janë: Kërkesa dhe nënshkrimet e anëtarëve të Kuvendit)