Kuvendi Komunal i Deçanit
01.Nr.VII
Deçan,dt.19.07.2017
Bazuar në nenin 43.1 dhe nenin të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040 dhe nenin 38 të Statutit të Komunës së Deçanit , bëj këtë:
F T E S Ë
Ftoheni që të merrni pjesë në mbledhjen VII-të të rregullt të Kuvendit të Komunës së Deçanit, e cila do të mbahet me dt.28.07.2017, e Premte në ora 10:00, në sallën e Kuvendit të Komunës.
Për mbledhje propozoj këtë:
Rend pune:
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
Marrja e Vendimit për Transfer/Rialokim të mjeteve buxhetore brenda kodeve ekonomike të Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale,
Marrja e Vendimit për Transfer/Rialokim të mjeteve buxhetore brenda kodeve ekonomike të Drejtorisë për Arsim,
Marrja e Vendimit për këmbimin e pronës Komunale-ngastra 429 me pronën private(materialin e posedoni nga mbledhja e muajit Maj),
Shqyrtimi i kërkesës së Kryetarit të Komunës për marrjen e Vendimit për këmbim të pronës së paluajtshme komunale me pronën private, (materialin e posedoni nga mbledhja e muajit Maj),
Marrja e Vendimit për pushim vjetorë të anëtarëve të Kuvendit,
Marrja e Vendimit për transfer /Rialokim të mjeteve buxhetore me propozim të Ekzekutivit Komunal,
Të ndryshme.