Kuvendi Komunal i Deçanit
01.Nr.XI
Deçan,dt.13.12.2016
Bazuar në nenin 43.1 dhe nenin të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040 dhe nenin 38 të Statutit të Komunës së Deçanit , bëj këtë:
F T E S Ë
Ftoheni që të merrni pjesë në mbledhjen XI-të të rregullt të Kuvendit të Komunës së Deçanit, e cila do të mbahet me dt.23.12.2016, e premte në ora 10:00, në sallën e Kuvendit të Komunës.
Për mbledhje propozoj këtë:
Rend pune:
- Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
- Shqyrtimi i Raportit të Auditorit të Jashtëm (materialin e kini ne dispozicion nga mbledhja e kaluar),
- Shqyrtimi i raportit nëntë(9) mujor të shpenzimeve (materialin e kini ne dispozicion nga mbledhja e kaluar),
- Shqyrtimi i ndryshimeve dhe plotësimeve në Statutin e QKMF-së,
- Shqyrtimi i propozim vendimit të Kryetarit të Komunës për zhvillim të procedurave për këmbim të pronës së paluajtshme komunale me pronën private të personit fizik,
- Të ndryshme.