Kuvendi Komunal i Deçanit
01.Nr.VII
Deçan,dt.14.06.2016
Bazuar në nenin 43.1 dhe nenin të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040 dhe nenin 38 të Statutit të Komunës së Deçanit , bëj këtë:
F T E S Ë
Ftoheni që të merrni pjesë në mbledhjen VII-të të rregullt të Kuvendit të Komunës së Deçanit, e cila do të mbahet me dt.24.06.2016, e premte në ora 10:00, në sallën e Kuvendit të Komunës.
Për mbledhje propozoj këtë:
Rend pune:
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e kaluara,
Shqyrtimi dhe miratimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB)
2017-2019,
Shqyrtimi i Projekt-Rregullores për transparencë,
Shqyrtimi i Projekt-Rregullores për ndarjen e subvencioneve,
Shqyrtimi i kërkeses së Kompanisë “heby Brandschutz Gmbh” per dhënien e pëlqimit për përgatitjen e fizibilitetit për ndërtimin e HEC”Deçani 2”, Llukë e Epërme, Deçan,
Shqyrtimi i kërkesës së Bashkësisë Islame –Deçan dhe komunitetit të fshatit Lumbardh për caktimin e lokacionit per ndërtimin e Xhamisë së fshatit,
Formimi i Këshillit Profesional të Ekspertëve,
Të ndryshme.