Kuvendi Komunal i Deçanit
01.Nr.II
Deçan,dt.19.02.2014
Bazuar në nenin 43.1 dhe nenin të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040 dhe nenin 38 të Statutit të Komunës së Deçanit , bëj këtë:
F T E S Ë
Ftoheni që të merrni pjesë në mbledhjen II-të të rregullt të Kuvendit të Komunës së Deçanit, e cila do të mbahet me dt.28.02.2014, e premte në ora 10:00, në sallën e Kuvendit të Komunës.
Për mbledhje propozoj këtë:
Rend pune:
- Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
- Marrja e Vendimit për mbajtjen e mbledhjeve të rregullta dhe mbledhjeve publike të Kuvendit dhe të KPF-së për vitin 2014,
- Marrja e vendimit për orientimin e të hyrave të bartura të vitit 2013 në vitin 2014,
- Marrja e Vendimit për themelimin e Çmimit “Krenaria e Deçanit”,
- Plotësimi i KPF-së me dy anëtarë nga gjinia femërore dhe një anëtar nga Grupi parlamentar i LDK-së,
- Të ndryshme.
K r y e s u e s i:
Jashar Dobraj
_______________