Kuvendi i Komunës së Deçanit
01.Nr.I
Deçan,dt.20.01.2021
Bazuar në nenin 43.1 dhe nenin të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040 dhe nenin 39 të Statutit të Komunës së Deçanit , bëj këtë:
F T E S Ë
Ftoheni që të merrni pjesë në mbledhjen I-rë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Deçanit, e cila do të mbahet me dt.29.01.2021, e premte në ora 10:00, në Sallën e Kuvendit të Komunës.
Për mbledhje propozoj këtë:
Rend pune:
- Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
- Shqyrtimi dhe aprovimi i Planit të punës së Kuvendit për vitin 2021,
- Marrja e Vendimit për mbajtjen e mbledhjeve të rregullta dhe mbledhjeve publike të Kuvendit dhe të KPF-së për vitin 2021,
- Shqyrtimi dhe aprovimi i Planit të punës së Komitetit të Komuniteteve për vitin 2021,
- Shqyrtimi dhe aprovimi i Planit të punës së Zyrës për komunitete dhe Kthim dhe Integrime Evropiane për vitin 2021,
- Marrja e vendimit për Pëlqimin Mjedisorë për Raportin e Vlerësimit Strategjik Mjedisorë të PZHK-së,
- Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Rregullores për përkujdesjen dhe mbrojtjen e fëmijës,
- Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt-Rregullores për Institucionet Edukativo-Arsimore të Komunës së Deçanit ,
- Shqyrtimi dhe miratimi i Planit te Integritetit,
- Shqyrtimi i Raportit të Përformancës për vitin 2019,
- Shqyrtimi dhe aprovimi i Planit të Veprimit kundër korrupsionit,
- Formimi i Komisionit për përzgjedhjen e Drejtorëve/Zëvendësdrejtorëve të shkollave në Komunën tonë,
- Të ndryshme.