Kuvendi i Komunës së Deçanit
01.Nr.II
Deçan,dt.15.02.2017
Bazuar në nenin 52 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040 dhe nenin 50 të Statutit të Komunës së Deçanit, bëj këtë:
F T E S Ë
Ftoheni që të merrni pjesë në mbledhjen e II-të të rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa, që do të mbahet me dt,21.02.2017/e marte/, në ora 11:00, në Sallën e Konferencave në katin e tretë të Komunës.
Për mbledhje propozoj këtë:
Rend pune
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
Shqyrtimi i propozimit të Drejtoris pë Buxhet dhe Financa për rritjen e të hyrave vetanake në shumën prej 30,643.76 €, në buxhetin e vitit fiskal 2016,
Shqyrtimi i propozimit të Drejtoris pë Buxhet dhe Financa për orientimin e të hyrave të bartura të vitit 2016 në vitin 2017,
Shfuqizimi i Vendimit të Kuvendit i dt.31.03.2016 nr.01-8506, dhe marrja e vendimit për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit të Qendrës Informative për Turizëm në ngastrën nr.00564-0, sipërfaqja e kërkuar 3 ari.
Shqyrtimi i propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për Lartësinë e Taksave, Ngarkesave,Tarifave dhe Gjobave Komunale,
Shqyrtimi i kërkesës së Drejtorisë për Urbanizëm dhe Planifikim Hapsinorë për dhënie në shfrytëzim afatgjatë të pronës komunale për vendosjen e trafos në Lagjen Ramosaj-Carrabreg i Ulët,
Shqyrtimi i kërkesave,
Të ndryshme.