Kuvendi i Komunës së Deçanit
01.Nr.IV
Deçan,dt.12.05.2017
Bazuar në nenin 52 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040 dhe nenin 50 të Statutit të Komunës së Deçanit, bëj këtë:
F T E S Ë
Ftoheni që të merrni pjesë në mbledhjen e IV-të të rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa, që do të mbahet me dt.23.05.2017/e marte/, në ora 11:00, në Sallën e Konferencave në katin e tretë të Komunës.
Për mbledhje propozoj këtë:
Rend pune
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
Shqyrtimi i Statutit të QKMF-së,
Shqyrtimi i Draft-Programit për banim social të Komunës së Deçanit,
Shqyrtimi i propozimit për këmbimin e pronës Komunale-ngastra 429 me pronën private,
Shqyrtimi i kërkesës së Kryetarit të Komunës për dhënien e pëlqimit për këmbim të pronës së paluajtshme komunale me pronën private,
Shqyrtimi i propozimit të Kryetarit për fillimin e procedurave për dhënie të pronës komunale në shfrytëzim afatgjatë,
Shqyrtimi i kërkesës së Kryetarit për dhënien e hapësirës komunale për ndërtimin e Shtëpisë Integruese në Bashkësi,
Shqyrtimi i kërkesës për shëndrrimin e tokës bujqësore në tokë ndërtimore,
Shqyrtimi i Projekt-Rregullores për procedurën e ndërtimit të objekteve me karakter të përkohshëm në pronat e personave fizik dhe juridik ,
Shqyrtimi i raportit të Komitetit të Komuniteteve,
Shqyrtimi i kërkesave,
Të ndryshme.