Kuvendi i Komunës së Deçanit
01.Nr.III
Deçan,dt.20.03.2017
Bazuar në nenin 52 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040 dhe nenin 50 të Statutit të Komunës së Deçanit, bëj këtë:
F T E S Ë
Ftoheni që të merrni pjesë në mbledhjen e III-të të rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa, që do të mbahet me dt.28.03.2017/e marte/, në ora 11:00, në Sallën e Konferencave në katin e tretë të Komunës.
Për mbledhje propozoj këtë:
Rend pune
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
Shfuqizimi i Vendimit të Kuvendit i dt.24.02.2017 dhe Marrja e Vendimit për rritjen e të hyrave vetanake në shumën prej 30,652.76 €, në buxhetin e vitit fiskal 2016,
Shfuqizimi i Vendimit të Kuvendit i dt.24.02.2017 dhe Marrja e vendimit për orientimin e të hyrave të bartura të vitit 2016 në vitin 2017,
Shqyrtimi i kërkesës së Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale për Transfer/Rialokim të mjeteve buxhetore në kategorinë Mallra dhe Shërbime,
Shqyrtimi i propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për Lartësinë e Taksave, Ngarkesave,Tarifave dhe Gjobave Komunale,
Shqyrtimi i kërkesës së Ekzekutivit dhe marrja e vendimit për marrjen e kredive të buta për ndërtimin e kanalizimit të ujrave të zeza në tërë teritorin e Komunës së Deçanit nga bankat e shteteve që kanë marrëveshje me shtetin e Kosovës (Austrinë etj.),
Shqyrtimi i Statutit të QKMF-së,
Plotësimi dhe ndryshimi i Rregullores për bashkëpunim me fshatratë,
Plotësimi dhe ndryshimi i rregullores Për punën e Komisionit për Emërtimin,Riemërtimin e Shesheve, Rrugëve , Rrugicave dhe Vendeve tjera Publike,
Shqyrtimi i kërkesave,
Të ndryshme.