Të nderuar qytetarë,
Ju njoftojmë se të gjithë ata që nuk e kanë përditësuar vendbanimin, nuk mund të pajisen me dokumente si banorë të Komunës së Deçanit.
Ju lusim që fillimisht të bëni përditësimin e vendbanimit në Zyrën e Urbanizmit.
Vetëm pas këtij hapi, mund të drejtoheni në Zyrën e Gjendjes Civile për të marrë dokumentet tuaja personale.
Ky proces është i domosdoshëm për të shmangur pengesat gjatë pajisjes me dokumente zyrtare të lëshuara nga Komuna.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.
Komuna e Deçanit!