Kuvendi i Komunës së Deçanit
01.Nr.IV
Deçan,dt.19.05.2021
Bazuar në nenin 52 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040 dhe nenin 51 të Statutit të Komunës së Deçanit, bëj këtë:
F T E S Ë
Ftoheni që të merrni pjesë në mbledhjen e IV-të të rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa, që do të mbahet me dt,27.05.2021/e enjte/, në ora 11:00, në Sallën e Konferencave në katin e tretë të Komunës.
Për mbledhje propozoj këtë:
Rend pune:
- Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
- Shqyrtimi i Qarkores së parë buxhetore;
- Shqyrtimi i kërkesës së Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sporte për bashkëfinancim me CHWB Kosova, në projektin “Muzealizimi i Kullës-Muze të Dëshmorëve në Gllogjan-shuma 24,500 €;
- Shqyrtimi i kërkesës së Drejtorisë për BPZHR për ndarjen e mjeteve financiare për hapjen dhe mirëmbajtjen e kanaleve të ujitjes në bashkë-financim me K.R.U.”Drini i Bardhë”;
- Shqyrtimi i propozimit të Kryetarit për miratimin e Vendimit paraprak për dhënie në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës- parcela nr.1294-1 Zk Deçan;
- Shqyrtimi i kërkesave;
- Të ndryshme