Ju ftojmë të merrni pjesë në Panairin Verorë –Deçani 2016 i cili do të mbahet më dt. 21 dhe 22 Korrik 2016 (Enjten dhe e Premte ) në kuadër të aktivitetëve Ditët e Diasporës nën moton ,,TI JE PJESË E ATDHEUT’’ , në Përkujdesjen Kryetarit të Komunës së Deçanit, z.Rasim Selmanaj, në bashkëpunim më Zyrën e Diasporës, mbështetur nga Ministria e Diasporës dhe OJQ ,,Mbrojë të drejtat tua ’’ në Deçan.
Agjenda :
E enjte dt. 21.07.2016 në ora 16:00, në qendër të qytetit të Deçanit sheshi ,,Mentor Tolaj ’’
Hapjen e panairit do ta bëjë kryetari i Komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj , Ministri i Diasporës z.Valon Murati , kryetari i komunës së Ulqinit z. Nazif Cungu si dhe personalitete tjera të jetës kulturore.
Ky panair tashmë tradicional i cili organizohet në kuadër të aktiviteteve të shumta në shënim të ditëve të diasporës dhe ka për qëllim promovimin e bizneseve vendore, turizmit dhe produkteve tradicionale jo vetëm të Komunës së Deçanit por edhe të komunave tjera .
Ftoheni që të jeni pjesë e ,,Panairit Verorë Deçani – 2016’’ ! Agjenda e Aktiviteteve që do të mbahen në kuadër të Ditëve të Diasporës
Dt.21.07.2016
Hapja e Panairit e Enjte dt. 21.07.2016 ora 16:00 –Sheshi ,,Mentor Tolaj ’’-Deçan
Ora 17:00 Hapja e turnirit tradicional në futboll të vogël në nderim të Dëshmorit Ruzhdi Ramosaj.
Turniri mbahet në stadiumin e ri të futbollit në Deçan me dt.21 dhe 22 Korrik 2016
Dt. 22.07.2016
Dita e dytë e panairit nga ora 16:00 (e Premte)
Dt.06.08.2016
Dt. 06 Gusht 2016 ,,Mega Koncert ’’, nën moton ,,Ti je pjesë e Atdheut ’’ më fillim në ora 20:00, para objektit të Komunës së Deçanit
Në kuadër të ditëve të Diasporës do të organizohen një serë aktivitetesh tjera si : takim më bashkatdhetarë, aktivitete kulturore dhe sportive etj .
Ftoheni që të jeni pjesë e ,,Panairit Veror Deçani – 2016’’ !
Zyra për informim KK-Deçan
Udhëheqësja e zyrës :Yllarta Thaqi
Kontakt: 049844900 /
Facebook:Rasim Selmanaj dhe Komuna e Deçanit