Kosova ka ligje dhe rregullore në fuqi të cilat mbrojnë dhe promovojnë të drejtën e femrës në trashëgimi dhe pronësi dhe po të implemntoheshin si duhet, Kosova do të radhitej ndër shtete me standardet më të larta në botë", u tha sot në Deçan, në tryezën mbi temën “Njohja dhe respektimi i të drejtave të grave ne pronë dhe në trashëgimi".
Tryeza në të cilën ishte i pranishëm edhe ambasadori i SHBA-vë ne Kosovë Greg Delawie, kryetari i Komunës z.Rasim Selmanaj, u organizua nga shoqata e Guras JETA ne Deçani, në kuadër të projektit nëntëmujor kushtuar të drejtës së femrës i cili financohet nga ambasada Amerikane në Prishtinë. Me këtë ratës i pari i komunës z.Rasim Selmanaj tha se puna e palodhshëm e OJQ-ve vendase sikurse e shoqatës së gruas ,,Jeta ‘’ dhe zonjës Safete Gacaferi pashmangshëm do të kulmojë në përmirësimin e pozitës së gruas në komunë e Deçanit. Kryetari i komunës se Deçanit Rasim Selmanaj, tha se përderisa e drejta e fermës deri dje ishte tabu, sot ajo është detyrimi i te gjithë neve dhe ne në Deçan kemi përfaqësimin e femrës ne institucione dhe organizatat te ndryshme.
Ne si lidership komunal do të bëjmë gjithçka që duhet për të mbrojtur dhe avancuar të drejtat e grave dhe vajzave ashtu që edhe ato të jenë trashëgimtare dhe pronare dhe bashkëpronare të pasurive familjare than dera të tjera kryetari Selmanaj. Ndërsa Ambdasdori Delawie tha se e drejta e gruas ne trashëgimi dhe pronësi është nder prioritetet e mia dhe sjell deri te shume çështje kryqe për te cilat ne kujdesemi shume si: ngritja e gruas ne ekonominë e Kosovës, përfaqësimi dhe inkuadrimi i sajë ne jetën sheqerorë, te drejtat e njeriut si dhe ne ekonominë e Kosovës dhe mbarëvajtjen e saj,
“Fakti se vetëm 4 për qind te grave ne Kosove kane te drejte ne trashëgimi dhe vetëm 19 për qind prej tyre janë bashkëpronare te pronave, është një indikator se ne kemi shume pune para vetes. Ndërsa, Kosova ka ligje dhe rregullore ne fuqi te cilat mbrojnë dhe promovojnë te drejtën e gruas te cilat po të imeplemtnoheshin si duhet, Kosova do te radhitej nder shtet me demokratike ne bote”tha nder të tjera ambasadori i SHBA-vë ne Kosovë Greg Delawie,
Tryeza e sotme mbi temën “Njohja dhe respektimi i te drejtave te Grave ne prone dhe ne trashëgimin, ne te cilën ishin e pranishëm edhe përfaqësues nga hetuesia, policia, shoqëria civile dhe komuniteti.