Me qëllim që të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e arsimit të shkollës së mesme të lartë në mesin e komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptas, të premten me 1 gusht, OSBE Qendra Rajonale Pejë, në bashkëpunim më drejtorinë Komunale të Arsimit në Deçan , kanë organizuar tri takime informuese me komunitetet romë, ashkali dhe egjiptas në fshatrat Baballoç (lagjeja Pemishte), Gramaçel dhe Shaptej.
Takimet informuese janë prezantuar nga drejtori i drejtorisë komunale për arsim z.Qazim Maloku, dhe nga drejtorët përkatës të shkollave fillore dhe të mesme të ulëta në fshatrat e lartpërmendura.
Poashtu, gjatë takimeve janë shpërndarë fletëpalosje informative. Ne këto tre takime kane marrur pjese rreth 150 pjesëmarrës, kryesisht prindër dhe fëmijë.