Është viti i katërt i këtij panairi i cili mbahet në kuadër të shënimit të ditëve të diasporës nën moton ,,Edhe ti je pjesë e Atdheut’’
Ky panair tashmë tradicional i cili organizohet në kuadër të aktiviteteve të shumta në shënim të ditëve të diasporës dhe ka për qëllim promovimin e bizneseve vendore, turizmit dhe produkteve tradicionale jo vetëm të Komunës së Deçanit por edhe të komunave tjera këtë vite është mbështetur vetëm nga komuna e Deçanit, Zyra e Diasporës poa ashtu dhe OJQ,, Mbroj të drejtat tua’’.
Hapjen zyrtare të panairit e beri ish kryetari i komunës –Deputeti z.Rasim Selmanaj , nënkryetari Komunës z.Sami Cacaj, kryetari i komunës së Ulqinit z.Nazif Cungu, kyetari i Plavës z.Orhan Shahmatoviq, profesor.SkenderHaklaj nga Tropoja.
Ne panair kanë marrë pjesë Komuna e Deçanit, Komuna e Ulqinit, Komuna e Plaves e Gucis, Komuna e Junikut. Bizneset vendore- Lagjeja Babanaj, Agjensioni për Financim në Kosovë, Bota Shqiptare, Artizante të Vjetra nga Zahaqi, Mjedra Vendore nga Lluka e Epërme, Mjalt vendore nga tre prodhuese, Mjalta Aldi nga Prilepi, Shoqata e gruas "Progresi", Nënat e Krushës dhe Stone Castel nga Rahoveci .
Panairi dy ditor do jetë mundësi e mirë e bizneseve që ti prezantojnë produktet e tyre, por edhe të krijojnë mundësi të sigurimit të tregut në të ardhmen, për produktet e prezantuara këtu.
Këtu pos prezantimit kishin edhe mundësi të shitjes së produkteve të tyre .Vlen të theksohet me aktivitete të shumta do të vazhdojm edhe në ditet në vijim .Të Hënën me 24 Korrik 2017 në ora 20:00 në Qender të qytetit të Deçanit mbahet Mega Koncert nën moton ,,Ti je pjes e atdheut ”