Për nder të 28 Nëntorit në Deçan sot është hap ekspozitë më veprat e 20 artistëve Profesional
Në Sallën e Asamblesë Komunale në Deçan, sot është hapet ekspozitë nga Shoqata e Artistëve Aplikativ dhe Figurativ e Rajonit të Pejës, Ekspozitë e Kolonisë së Artistike ,,Deçani 2016 ’’. Në këtë ekspozitë janë ekspozuar veprat e 20 Artistëve Profesional që morën pjesë në këtë Koloni të Artistëve. Në hapjen e kësaj Ekspozite i pranishëm ishte i pari i komunës z.Rasim Selmanaj , njerëz të artit dhe kulturës , piktor të cilët kanë ekspozuar punimet e tyre . Deçani është kudo i njohur më njerëz të vlerave të larta të artit dhe kulturës andaj edhe hapja e kësaj ekspozite sot këtu në Deçan dëshmon se Artistet kanë rendësi dhe vlerë të lartë .Ne si komunë jemi dukë bërë përpjekje që në një të ardhme të afërt të gjejmë një mundësi në Pallatin e Kulturës ,,Jusuf Gërvalla ‘’ të kem një Atelie ku të gjithë piktorët të kenë një vend të përbashkët për idetë dhe kreativitetin e tyre. Edhe i kryetari i shoqatës z.Haxhi Kastrati, duke falënderuar komunën për mbështetjen tha se në shpresojmë që në të ardhme të hapim edhe ekspozita tjera në Deçan .