”Misioni i pavarësisë ishte një luftë e tërë brezash, kurse kurorë e gjithë kësaj ishte lufta çlirimtare, ishte sakrifica dhe gjaku i të gjithë atyre që ranë për lirinë e vendit”,
ka thënë i pari i komunës,Rasim Selmanaj, në Akademinë festive,në të cilën ka përgëzuar të pranishmit për ditën e pavarësisë, siç tha ai të shtetit të ri të Kosovës, i cili është bërë sinonim i këtij populli të vuajtur. Ai së bashku me Hilmi Haradinaj, baba i dëshmorëve të kombit dhe Musa Çekaj, i vëllai i dëshmorit Sali Çekaj për kontributin në çështjen kombëtare me çmimin tradicional “Jusuf Gërvalla”, janë nderuar :Ukshin Hoti, Ismajl Haradinaj, Xhavit Hoxha, Hasan Ukëhagjaj, Avdullah Hasanmetaj dhe Drita Kuçi. Arsyetimin e vendimit për ndarjen e këtyre çmimeve e ka bërë Agron Gashi, ndërsa në emër të tyre ka falënderuar Hasan Ukëhagjaj.