Kjo është moto e fushatës së programit socio-shëndetsor për një jetë të shëndetshme të femrës nga sëmundja e gjirit.
Meqënse, kohëve të fundit nga kjo sëmundje janë të rrezikuara një pjesë e madhe e femrave, jo vetëm në Kosovë por në gjithë botën, organizata e gruas,,JETA’’ në Deçan, në bashkëpunim më komunën e Deçanit kanë bërë të mundur që për tri ditë me radhë të mbahen ligjërata lidhur më këtë sëmundje, të praktikohet ekzaminimi objektiv-edukimi rreth vetëkontrollit si dhe të ekzaminohen me Echo-Elastography të Gjirit, si metoda më e avancuar e ekzaminimit të gjirit.
Në hapjen e kësaj fushate i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj, Safete Gacaferi nga OJQ ,JETA ‘’ dhe Dr.msc Sami Bytyçi,specialist i Imazhërise-Senolog bashkë me stafin shoqërues.
Më këtë rast kryetari Selmanaj tha se:”Kur është në pyetje shëndeti unë jam i gatshëm të ndihmojë në nisma të tilla në shërbim falas për qytetarët. Me këtë rast falenderoi zonjën Safete Gacaferi, për punën që bën me gratë e komunës së Deçanit me aktivitete të ndryshme, por edhe më këtë projekt të filluar sot.Nisma të tilla janë gjithmonë të mirëseardhura!”.
Ekzaminimi objektiv-edukimi rreth vetekontrollit dhe ekzaminimi i gjirit me Echo-Elastography, ka filluar sot në shoqatën ,,JETA’’, e cila gjendet në objektin e pallatit të kulturës ,,Jusuf Gërvalla ‘’ në Deçan. Me këtë rast ftohen te gjithë të interesuarit për ekzaminim që të drejtohen te zyrat e shoqatës, prej sot me dt 22 Mars 2016 deri me 24 Mars 2016, nga ora 10:00.