Sot, në Komunën e Deçanit u mbajt mbledhja e katërt e KKSB-së për vitin 2019 (Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi).
Të pranishëm ishin anëtarët e KKSB-së, përfaqësues nga OSBE, dhe KFOR-i.
Fillimisht Kryetari Bashkim Ramosaj ,njëherit edhe kryesues i këtij këshilli hapi mbledhjen duke i përshëndetur të pranishmit, pastaj hedhi në votim rendin e punës, me ç’rast edhe u aprovua.
Për këtë takim është propozuar ky rend pune:
- Çështja e sigurisë në komunën e Deçanit
- Gjendja e fundit e familjeve te ardhura nga zonat e goditur nga tërmeti në Shqipëri , dhe vendosja ne komunën e Deçanit
3.Inspektimi dhe kontrollimi i furrave të bukës, marketeve dhe mishtoreve në komunën e Deçanit (për të verifikuar afatet dhe s kadencën)
4.Të ndryshme
Duke e vlerësuar se çështja e sigurisë është e kënaqshme në komunën e Deçanit ,kryetari Ramosaj tha se shembulli më i mirë i menagjimit të situatave në rate të krizave ishte FSK-ja dhe policia më të cilën duhet të mburremi , ndërsa jam jashtëzakonisht i kënaqur më vendasit e mi ku më dt.27.11.2019, brenda një ditë në kemi arrite që të grumbullojmë mbi 20 mije 580 € ndihmë familjeve në Shqipëri të prekura nga tërmeti ndërsa në ditën e dytë kemi grumbulluar 5000 mijë € për familjen Abazi në Gjilan si dhe 7 kamion më ndihma gjana ushqimore dhe veshmbathje , janë dërguar nga shtabi emergjent i krijuar në Deçan për në Shqipëri, ato kanë qen direkt ndihma nga bizneset dhe qytetarët e komunës së Deçanit, për çka u jam shumë mirënjohës. Ndërsa në komunën e Deçanit janë strehuar mbi 20 familje të cilat tashmë janë duke pritur që të kthehen prapa në Shqipëri pas kalimit të krizës.
Sa i përket vjedhjes së pyjeve e cila ka qen shqetësim kohëve të fundit ky shqetësim dukshëm ka rënie duke shtuar se policia ne bashkëpunim më rojat e pyjeve ka arritur të reduktoi dukshëm prerjen ilegale të pyjeve për ç’ka u jam shumë mirënjohës .Sa i përket menaxhimit të mbeturinave në bashkëpunim më Ndërmarrjen Komunale ,,Higjena’’ jemi në rrugë të mbarë drejt krijimit të një ,,Deçanit Ekologjik’’, ku tashmë kemi arrite të shtrim rrjetin e grumbullimit të mbeturinave 100 ℅ në të gjitha fshatrat e komunës së Deçanit.
Edhe komandanti i Stacionit Policorë në Deçan Kapiten.Faik Jahmurataj, vlerësoi se gjendja e sigurisë është e qet rastet e vjedhjeve kanë ren dukshëm ku nga konfiskimi i masës drusore dhe mjeteve të rënda transportuese vlera e tyre kapë shifrën 150 mijë euro €.
Kërkoi nga ana e DKA-ja që të rritet bashkëpunimi mes drejtorëve të shkollave policisë dhe kujdestarëve të klasave, duke e ditur se mbi 1000 mijë nxënëse frekuentojnë në tri orare rrugët kryesore të qytetit në mënyrë që të shmangin ndonjë incidenti.
Po ashtu edhe Drejtori i Inspeksionit z.Halil Tolaj, tha se jemi të koordinuar më policinë që të vazhdojmë më aksione të përbashkëta sa i përket inspektimit të furrave të bukës, mishtorëve, marketeve etj, për të verifikuar kushtet higjeniko -sanitare dhe afatet e skadencës së mallrave.
Nga ky takim u rekomandua se jemi në prag të ndërrimit të moteve dhe kërkojmë vetëdijesim të qytetarëve që të mos përdorin mjete piro-teknike më qëllim që të ruajmë qetësin tek qytetaret njëkohësisht të shmangemi nga incidentet nga përdorimi i tyre. Ligjërisht këto mjete lejohet të përdoren vetëm ne natën e ndërrimit të moteve.