Gjatë këtyre netëve, Deçani u bë zemra rrahëse e kulturës mbarëkombëtare, një skenë ku solli artistë e grupe nga të gjitha trojet shqiptare, që ndezën eshkën e shpirtit tonë kombëtar me këngë, valle dhe art të gjallë.
Urime të përzemërta për grupet fituese dhe mirënjohje për të gjithë pjesëmarrësit që e bënë këtë festival një ngjarje të jashtëzakonshme kulturore!
Një falënderim i veçantë shkon për drejtorin e festivalit, z. Bekim Vishaj, Drejtorinë e Kulturës dhe gjithë bordin, për përkushtimin dhe punën e palodhshme në organizimin e këtij edicioni të suksesshëm.