Mbledhjen e udhëheqi Kryesuesi, z. Hajdar Sutaj. Të pranishëm ishin Kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj, drejtorët e drejtorive komunale, zyrtarët komunalë.
Në këtë mbledhje u diskutua për këto pika;
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi i raportit financiar për periudhën 01 Janar – 31 Mars 2024;
3. Ridestinim i mjeteve buxhetore nga Mallrat dhe Shërbime në Subvencione;
4. Raporti i mbledhjes së parë të vitir 2024 të KKSB-së;
5. Shqyrtimi i propozim vendimit për hartimin e Strategjiisë dhe Planit të Veprimit për Dhunën në Familje;
6. Shqyrtimi i kërkesave;
7. Të ndryshme.
U miratua procesverbali nga mbledhja e kaluar mbledhja vazhdoj me pikat e tjera të rendit të ditës, të gjitha pikat kaluan.
Në pyetjet e parashtruara, anëtarët e kuvendit morën përgjigje nga Kryetari i Komunës dhe drejtorët e drejtorive komunale.