PËRFUNDOI MBLEDHJA E RREGULLT E KUVENDIT KOMUNAL, E PESTA PËR KËTË VIT
Udhëhequr nga Kryesuesi, z. Hajdar Sutaj.Të pranishëm ishin anëtarët e kuvendit, drejtorë të drejtorive komunale, zyrtar komunal, përfaqësuesit e OSBE-së.
Për rende dite ishin propozuar këto pika:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Plani për menaxhimin e fatkeqësive natyrore;
3. Raporti i Komisionit për Emërimin e Rrugëve, Shesheve dhe Hapësirave tjera Publike;
4. Themelimi i komiteteve: PËR SHËNDETËSI, PËR ARSIM, PËR KULTURË;
5. Të ndryshme.
Pikat e rendit të ditës u votuan me shumicë votash dhe njëzëri nga anëtarët e kuvendit.
