Në një Konferencë për media Kryetari I Komunës së Deçanit dhe një heritë kryetar i Komisionit për regjistrimin e popullsisë në këtë Komunë, ka bërë të ditur se me sukses është përfunduar në tersi regjistrimi i popullsisë, banesave dhe ekonomive familjare
Kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj, një heritë edhe kryetar i komisionit komunal ka falënderuar , komisionin komunal, kontrolloret dhe regjistruesit, por në veçanti ka falënderuar qytetaret e komunës së Deçanit për gatishmërinë e tyre që ti përgjigjen këtij procesi të rëndësishëm duke e konsideruar si një sukses të veçantë për komunën e Deçanit dhe ne përgjithësi për Republikën e Kosovës.
Tutje Selmanaj, pa dashur të bëjë publike informacionet rreth numrit të popullsisë në këtë Komunë thotë se nuk ka qenë ai i prituri por bën të ditur se janë regjistruar si banore të Republikë së Kosovës edhe një qytetare e nacionalitetit Serb dhe një e nacionalitetit Malazez, që aktualisht jetojnë në komunën e Deçanit.
Sipas Zyrtarëve numri preliminar i qytetarëve rezident të kësaj Komunë do të dihet në fund të këtij muaji .Ndërkaq në ambientet e Kuvendit Komunal shihej përfundimi i punëve praktike të Kontrolluesve dhe regjistruesve të kësaj Komune