Më homazhe në kompleksin memorial të varrezave në Gllogjan të Deçanit, si dhe në fshatin Kodrali të po kësaj komune zyrtar komunal , përfaqësues të shoqatave të dala nga Lufta e UÇK-së ,përfaqësues të Policisë së Kosovës ,bashkëluftëtar dhe familjarë kanë përkujtuar në 12 vjetorin e rënies 16 dëshmorët e kombit të Gardës ,,Shkelzen Haradinaj’’
Ishin luftëtarë të dalluar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjegjësisht të Gardës “Shkëlzen Haradinaj”. Dalloheshin për trimëri, u nisen për ti bartur shokët e tyre të idealit që ishin plagosur drejt Republikës së Shqipërisë, dhe bijën në perit të Policisë Serbe në trekëndëshin Kufitarë Shqipëri Kosovë Maili i zi në vendin e quajtur Bogiqe, kështu tha ish komandanti i kësaj brigade Kolonel Abdyl Mushkolaj.
Me 24 maj të vitit 1999 ranë heroikisht Arton Mehmetaj, Përparim ,Sali e Valiant Ferizi, Perparim Shala, Nimon Musaj, Naim Berisha, Islam e Metë Krasniqi, Fehmi Demiqi, Hajrush Demaj, Nazmi Gradina, Liman Morina, Hysen Mehmeti dhe Xhavit Islami që të gjithë Pjesëtarë të Gardës, që mbante emrin e heroit “Shkelzen Haradinaj”