Në kuadër të shënimit të 35 vjetorit të vrasjes së Heronjeve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka sot kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj , ka nda mirënjohje për familjen e Xhemajl (Azem)Shalës nga Duboviku, shtëpi e cila ishte vend takimi për të shënuar përvjetorët e rënies së Jusf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës .Kjo shtëpi ka bashkuar veprimtarë ndër vite me 17 Janar (1990-1998)
Po ashtu në Kompleksin e Heronjve në Dubovikë, aty ku prehen eshtrat e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Nënës Ajshe kanë bë homazhe dhe janë vendosë kurora më lule .
Po sot në shtëpinë muze të Vëllezërve Gërvalla në Dubovikë janë promovua veprat e ribotuara të Jusuf Gervallës .