Me rastin e 14 vjetorit të rënies heroike të njërit ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, heroit të kombit Gjeneral Luan Haradinaj , një heritë edhe Shef i sektorit të logjistikës të shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
në kompleksin memorial ,,Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, me rastin e shënimit të 14-vjetorit të rënies së heroit Luan Haradinaj, dhe dy vjetorit të vdekjes së patriotit të devotshëm të çështjes kombëtare,Ismail Haradinaj janë përkujtuar nga zyrtar institucional ,familjarë , bashkëluftëtarë të Gjeneral Haradinaj.
Familja emblematike e Haradinajve meriton sfondin e lartë të historisë, lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, e cila dha gjithçka prej sakrifice dhe gjakut të djemve të saj,u tha gjatë këtyre homazheve .Krahas dhimbjes që ndjejmë për vëllainë dëshmor ndihem edhe krenar sepse Lunai dhe dëshmoret e tjerë ranë për një ideal për çlirimin e vendit por ne të gjallët amanetin e tyre duhet ta jetësojmë duke punuar për vendin tonë në mënyrë të drejtë tha nder të tjera Daut Haradinaj në emër të familjes Haradinaj.
Gjeneral Luan Haradinaj ra në fushë të nderit, më 6 maj të vitit 1997, në një betejë të pabarabartë kundër forcave serbe, në kufirin shqiptaro-shqiptar, në Malet e Pashtrikut, derisa e udhëhiqte një ekspeditë luftëtarësh të lirisë në rrugën drejt zonave të UÇK-së në Kosovë
Paraprakisht zyrtar institucional , bashkëluftëtar dhe familjarë kanë bë homazhe dhe kanë vendos kurora më lule edhe pranë lapidarit të Gjeneral Luna Haradinat ne qendër të Deçanit.