Me një koncert madhështor dhe një atmosferë të jashtëzakonshme, sonte u përmbyll me sukses Java e Diasporës, e cila gjatë ditëve të fundit solli aktivitete të shumta kulturore, artistike dhe argëtuese, duke bashkuar qytetarët dhe bashkatdhetarët tanë.
Në këtë mbrëmje përmbyllëse ishte i pranishëm edhe Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, i cili ndau mirënjohje për artistët pjesëmarrës, në shenjë falënderimi për kontributin e tyre në pasurimin e programit artistik dhe në krijimin e një atmosfere të veçantë gjatë Javës së Diasporës.
Komuna e Deçanit shpreh mirënjohje për të gjithë artistët, organizatorët, bashkëpunëtorët dhe secilin qytetar e bashkatdhetar që ishte pjesë e këtyre netëve të veçanta, duke e bërë Deçanin vend takimi, gëzimi dhe bashkimi.
Një falënderim i veçantë i dedikohet diasporës sonë, e cila me praninë dhe kontributin e saj i jep çdo verë edhe më shumë jetë qytetit tonë.