Lirisht mund të quhet qyteti i parë në Kosovë i digjitalizuar , kjo më vet faktin se me vendosjen e shenjave qyteti i Deçanit ka marrë një pamje të re.
Sot edhe zyrtarisht është bërë përurimi i vendosjes së Sistemit të Adresave në zonën Urbane të Qytetit ku të pranishëm në këtë ceremoni inauguruese ishin i pari i komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj zv. shefi i operacioneve të zyrës së BE-së Melvin Asin, Udhëheqës i Njësisë së Adresave të Agjencisë Kadastrale të Kosovës Amir Sogojeva, , së bashku më bashkëpunëtor dhe qytetarë të shumtë.
Në ceremoninë e përfundimit të fazës së parë të këtij projekti të rëndësishëm për komunën e Deçanit , kryetari Selmanaj u shprehë falënderues ndaj BE-së , për një projekt të tillë duke thënë se ky nuk është projekti i parë i financuar nga BE-ja dhe kjo më bën të lumtur mu si të parin e komunës se kemi vendosur ura ndërlidhëse duke arritur që bashkarishtë të kemi projekte te rëndësishme si ky për çka dhe u jemi mirënjohës por në të njëjtën kohë duhet falënderuar edhe stafin e komunës të cilët më një përkushtim te madhe kanë arritur që të kryejnë detyrat e tyre dhe ne të jemi si komunë e parë drejt finalizimit të këtij projekti .Edhe zv. shefi i operacioneve të zyrës së BE-së Melvin Asin,më këtë rast e përgëzoi komunën e Deçanit, e cila ka qen në mesin e dy komunave më të suksesshme të këtij projekti .Gjitha institucionet publike , private dhe vet banoret e komunë së Deçanit, janë përfituesit më të mëdhenj të këtij projekti .
Shembull për këtë është se në cilëndo pjesë të komunës në raste emergjente qytetaret do ti marinë shërbimet e institucioneve të emergjencës në kohë më të shpejt dhe të saktë.
Ju në rast se keni ndonjë fatkeqësi kur telefonon emergjencat ata kur e kanë adresën e saktë nuk kanë nevojë të bredhin rrugëve të tjera e që për ju do të jetë humbje kohe por do të arrin në kohën sa më të shpejt në kohën e caktuar , unë e mora ketë vetëm si shembull por nga emërimi i saktë i rrugëve gjithë ju do të jeni përfitues por më së tepërmi administrata komunale .
I pranishëm në këtë ceremoni përuruese ishte edhe Amir Sogojeva, Udhëheqës i Njësisë së Adresave të Agjencisë Kadastrale të Kosovësi cili përgëzoi komunën e Deçanit për ketë projekt duke u shprehur se Deçani e Fushë Kosova si dy komuna të para që kanë fituar në sistemin e unifikimit të adresave do të jen një shembull që duhet ta ndjekin të gjitha komunat e Kosovës.