Familja Tahirsylaj nga fshati Isniq i Komunës së Deçanit, një pjesë e së cilës familje me vite jetojnë dhe punojnë në shtete perëndimore, kanë ndarë nga fondi i tyre familjar mjete me të cilat janë bërë një sërë aktivitete humanitare.
Punët që janë përfunduar me bashkëfinancim të familjes Tahirsylaj dhe Komunës së Deçanit, janë inauguruar sot ku të pranishëm ishin i pari i komunës z.Rasim Selmanaj më bashkëpunëtorë , donatori i këtij investimi dhe qytetarë.
Fillimisht në prag të festës së Kurban Bajramit, i janë dorëzuar çelësat e shtëpisë se familjes Ukëhaxhaj nga Carrabregu i Ulët.
Ajete Ukëhaxhaj, e veja e një nga veteranët e Luftës, e cila po i rrit dy fëmijët jetim, shprehu falënderimet e sinqerta për vëllezërit Tahirsylaj, si dhe për Komunën e Deçanit. Ajete Ukëhaxhaj, nder të tjera tha se për mua është një ditë e veqantë për mua dhe familjen time me vet faktin se janë dy fëmit jetim dhe nuk kemi as të ardhura se për të ndërtuar shtëpi tha nder të tjera Ajete Ukëhaxhaj.
Pasi ju dorëzuan çelësat e shtëpisë familjes Ukëhaxhaj, kryetari i Komunës z.Rasim Selmanaj, i shoqëruar me bashkë punëtoret e tij, kanë parë edhe punimet që po bëhen në ndërtimin e shtëpisë së veteranit të luftës Bashkim Demhasaj.
Një tjetër bashkëinvestim i Komunës së Deçanit dhe i familjes Tahirsylaj, ishte edhe rregullimi i murit në sheshin e fshatit Isniq. Gjatë inaugurimit, kryetari i Komunës z.Rasim Selmanaj duke falënderuar për investim familjen Tahirsylaj, deklaroj se edhe gjatë mandatit të ardhshëm katër vjeçar do të vazhdohen investimet në Isniq, dhe se Isniq do ti ngjasojë një qyteze të bukur, që do të ja kenë lakmi edhe qytet e lërë më fshatrat.
Duke u thirrur se gjithë këtë bamirësi janë duke e bërë në kujtim të babit të tyre Malë Tahirsylaj, djemtë e mësuesit Malë tashmë i ndjerë, kanë investuar në rregullimin e nyejve sanitare edhe në shkollën fillore të mesme të Ulët “Jusuf Gërvalla”, në Prapaqan, ku për vite ka punuar babai i tyre në këtë shkollë. Ndryshe, vlera e përgjithshme e projekteve që janë inaguruar sot është 30 mijë euro nga familja Tahirsylaj.