Sot, në shkollën ”Jusuf Gërvalla” në Prapaqan, kryetari i komunës, z.Bashkim Ramosaj së bashku me drejtorin e shkollës, z.Agron Berisha përuruan kabinetin e TIK-ut dhe kabinetin e Shkencave Natyrore, ku tani e tutje nxënësit mund të zhvillojnë aktivitetet e tyre mësimore në këto drejtime.
Kryetari Ramosaj uroj mësimdhënësit dhe nxënësit për kabinetet e reja dhe iu uroj suksese të mëtejme.