Duke e uruar kryetarin Selamaj , për një mandat të ri dhe duke e falënderuar për një bashkëpunim mes komunë së Deçanit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës , sot është bërë përurimi i rrugëve në fshatin Kodrali të Komunës së Deçanit ku të pranishëm ishin Ministri i Financave Besim Beqaj , deputetet Safete Hadergjonaj dhe Adem Grabovci, ku janë pritur nga i pari i komunës z.Rasim Selamanaj, më bashkëpunëtorë dhe banorë të këtij fshati.
Gjatë kësaj ceremonie festive të përurimit të kësaj rruge Kryetari Selamanaj, duke i falënderuar për bashkëpunimin tha se ky investim në këtë rrugë është edhe një dëshmi e mire se komuna e Deçanit, përgjatë katër viteve të mandatit që lash pas ka qen kërkuese në çdo ministri për të siguruar mjete për rregullimin e jetës së banoreve të komunë së Deçanit , por gjithmonë si kryetar komune kam hase në mirëkuptim për mbështetjen e projekteve në të mirë të qytetarëve për çka dhe u jam falënderues sepse me një buxhet të varfër sa ka komuna nuk do kishim mundësi te bëjmë investime në te gjitha fshatrat por edhe në qytet, unë du me besu se edhe për 4 vitet e ardhshme do ti kem dyer e hapura për te siguruar mjete për vendasit e mi tha Selamanaj .
E në anën tjetër edhe ministri i financave Besim Beqaj, tha se ne çdo herë si ministri jemi mundu që te ndaj mjete dhe te jemi te barabartë me komunat tjera edhe komuna e Deçanit e kjo falë një gatishmërie të bashkëpunimit mes kryetarit Selmanaj dhe qeveris por dhe insistimit të vazhdueshëm , ne do te vazhdojmë që edhe në të ardhmen te jemi bashkëpunues për realizimin e projekteve tjera të komunë së Deçanit.
Edhe deputeti Adem Grabovci tha se ky investim në këtë fshat vije falë bashkëpunimit të mirë mes komunës konkretisht kryetarit Selamanj dhe qeveris për çka e përgëzoi kryetarin Selamna edhe për nj mandat të ri dhe i premtoi se edhe në të ardhmen nuk do të mungojnë investimet dhe mbështetja e projekteve për komunën e Deçanit ,por në fshatin Kodrali serish do të vi atëherë edhe kur do të rregullohet ndriçimi i këtij fshati.
Ndryshe në këtë ceremoni feste për banoret e këtij fshati e pranishme ishte edhe deputetja Safete Hadergjonaj dhe banorë të shumtë të këtij fshati.
Në shenjë respekti banorët e këtij fshati ndanë edhe mirënjohje për kryetarin e komunës z.Rasim Selaman , ministrin Beqaj deputetet Haderxhonaj dhe Grabovci.
Këto rrugë në brendi të fshatit Kodrali në gjatësi 5 kilometra janë bashkëfinancim mes komunës së Deçanit dhe Ministrisë së Infrastrukturës rrugore.