. Përurohet asfaltimi i rrugës në Drenoc, Haradin Kuçi, premton mbështetje të projekteve të reja
03/06/2011 00:00
Rasim Selmanaj, kryetar i Komunës ,Hajredin Kuçi, Zëvendës Kryeministër dhe ministër i Drejtësisë, dhe ministrat Fehmi Mujota dhe Besim Beqaj, në praninë e shumë qetarëve, të enjten në fshatin Drenoc, solemnisht kanë përuruar asfaltimin e rrugës në gjatësi prej 3 kilometrash, e cila është ndërtuar nga donacionet e Qeverisë së Kosovës dhe të buxhetit komunal.
Kjo artere që nisë nga rruga magjistrale Deçan-Gjakovë, lidhë të gjitha fshatrat e regjionit të Vokshit, ndërkohë po në Drenoc është edhe përurimi edhe i rrjetit të kanalizimit të ujërave të zeza, ndërkohë fshati disponon edhe me ujësjellës dhe tutje prioritet ka zhvillimin e bujqësisë. Po ashtu pas përurimeve në Drenoc, njeri i dytë i Qeverisë së Kosovës, Hajredin Kuçi, ka takuar edhe banorët e fshatit Maznik dhe Isniq, të cilëve iu ka premtuar mbështetje në realizimin e projekteve të infrastrukturës.
“Qeveria bënë shpërndarje të drejtë të buxhetit dhe balancim investimesh, pavarësisht se nga kush udhëhiqen pushtetet lokale”, ka thënë Kuçi, duke vlerësuar se përkrahja e disa projekteve nga donacionet qeveritare në Deçan, ka arsyen e shumëfishtë, por në radhë të parë të menaxhimit të mirë të parasë publike në këtë komunë, e cila sipas tij, në luftën e fundit dha shumë për vendin dhe meriton përkrahjen e saj. Zëvendës Kryeministri Kuqi në fjalën e tij, po ashtu tha se së bashku me kryetarin e komunës po bëjmë projekte të mira për qytetarët e Deçanit, në shërbim të tyre si dhe në të mirë të gjithë qytetarëve të tërë Kosovës.” Deçani është një shembull i mirë i menaxhimit të projekteve, është një shembull i mirë për bashkëpunim në mes të komunës dhe qeverisë qendrore, dhe ky bashkëpunim dhe ky kontribut që është dhënë nga të dyja pjesët ka ndikuar pozitivisht edhe për jetën e këtyre qytetarëve” ,ka vlerësuar ai. Ne do të mbesim të përkushtuar në ndihmë të vazhdueshme për juve dhe qytetarët e Deçanit. Investimi ynë do të jetë i balancuar anë e kënd territorit të Kosovës, dhe unë dua ti përgëzoj qytetarët e Drenocit dhe të gjithë qytetarët e Deçanit për një gatishmëri për një bashkëpunim të mirë. Qëllimi i qeverisë së Kosovës ka mbetur dhe është që ti balancojmë zhvillimet anë e kënd territorit tonë, që ti balancojmë zhvillimet e kuptimit provincat me qendrat dhe bashkërisht të jemi komb i lirë dhe i zhvilluar.
Edhe Kryetari Selmanaj, duke i përgëzuar drenocasit për rrugën e asfaltuar dhe ndërtimin e rrjetit të kanalizimit të ujërave të zeza, ka thënë se është i përkushtuar në zhvillimin e komunës së tij.
Ne kemi bërë investime të mëdha, sidomos në rregullimin e infrastrukturës rrugore dhe bashkë me donacionet e qeverisë do të bëjmë edhe më shumë, gjithnjë në interes të zhvillimit dhe të mirëqenës së qytetarëve”, ka thënë ai duke ia përkujtuar qytetarëve se së shpejti do të nisin edhe disa projekte të reja, duke numëruar asfaltimin e rrugës së Maznikut, ujësjellësit për 10 fshatra e tjerë.