Rasim Selmanaj, kryetar i Komunës, Haki Shehaj, drejtor i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Skënder Ahmetaj, drejtor i QKMF “Adem Ukëhagjaj”, në praninë e punëtorëve shëndetësor dhe të zyrtarëve komunalë, kanë përuruar objektin e qendrës diagnostike dhe rengen-laborator.
Kostoja e këtij projekti me rëndësi , është 60 mijë euro, mjete këto të ndara nga buxheti i komunës. “ Po krijojmë kushte për funksionim cilësor të shërbimeve mjekësore për qytetarët tanë dhe ky projekt është vetëm një nga shumë projekte të tjera të realizuara në këtë komunë”, ka thënë e pari i komunës, Rasim Selmanaj, i cili tutje ka folur për rëndësinë e funksionimit cilësor të shëndetësisë për qytetarët e kësaj komune .
Ndërkaq, Haki Shehaj, ndërtimin e objektit të qendrës diagnostike e ka vlerësuar si pikënisje të rëndësishme për analizat që duhet bërë paraprakisht pacientet të cilët pastaj duhet t’i nënshtrohen kontrollit mjekësor. Edhe drejtori i QKMF-së Skënder Ahmetaj, pasi treguar se këto shërbime deri tani janë bërë në hapësira të papërshtatshme, ndërtimi i këtij objekti jo vetëm që sjellë komoditet ,por edhe kushte tw mira për punë. Sipas tij sa për fillim do të mjaftojë aparaturat në disponim, por nevoja e zëvendësimit të tyre me të rejat është e domosdoshme, është shprehur ai, duke besuar në ndihmën e komunës dhe të donatorëve të ndryshëm për të kompletuar këtë me aparatura të reja dhe moderne.