Kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj ,nënkryetari i komunës z.Sami Cacaj, me bashkëpunëtor dhe banorë të dy fshatrave Llukë e Ulet- Prapaqan , bashkë kanë bërë përurimin e urës që lidhë këto dy fshatra dhe 20 fshatra tjera të komunës së Deçanit .Për banorët e kësaj ane ky investim ka qen i mirëseardhur me vet faktin se kjo urë ka qen e dëmtuara tej mase dhe kalimi mbi këtë urë si për fëmijët poashtu edhe për automjetet ka qen i vështir deri me tani, njëkohësisht ësht ber edhe largimi i deponisë se mbeturinave në afërsi të kësaj ure.
Kryetari Selmanaj, tha se ne si komunën po mundohemi që taksat komunale ti kthejmë në investime në të mirë të qytetarëve dhe sot kur bashkë po bëjmë përurimin po e përmbushim edhe një një premtim të dhënë për investime në këto fshatra.
Smajl Tetaj, njeri nder banorët e fshatit Llukë e Ulët, thotë se po ndihet mirë sot kur lirshëm mund të kalojmë mbi urë pa frik .Edhe Ismet Tahiraj, tregon se çdo herë ësht dashtë ti përcjellim fëmijët mbi ketë urë sepse pos dëmtimit te urës ne afërsi ka qen edhe deponia e mbeturinave qe ka qen një rrezik për kalimtaret. Drejtori i Urbanizmit Ramë Melaj , tha se ky investim ësht 100% i komunës së Deçanit .Vlera e përgjithshme e këtij projekti kap shifrën mbi 150 mijë euro.