Në tubimin e komunitetit të fshatit Isniq, të mbajtur në sallën e Kuvendit të Komunës, ku janë prezantuar 4 modele të skulptorëve,
pjesëmarrës në konkursin për përzgjedhjen e modelit më të mirë për shtatoren e Isa Bolitinit, e cila do të ndërtohet në Isniq, me vota të qytetarëve të pranishëm, është përzgjedhur modeli i figurës së këtij patrioti kombëtar për ndërtimin e shtatores së tij. Në një konkurrencë nga modelet e skulptorëve ,Idriz Balani,(1)Montaz Dhromi ,(2.3) dhe Gani Bajraktari (4), në pranin e komisionit në përbërje :Salih Ahmetaj,Smajl Imeraj dhe Skënder Rexhahmetaj, më gjithsejtë 47 votues sa ishin të pranishëm më sallë 43 vota ishin të vlefshme dhe 4 të pa vlefshme, më së shumti vota ka marrë modeli numër një (1), i skulptorit Idriz Balani, duke e vlerësuar si figurën më të kompletuar të këtij patrioti, i cili kishte marrë pjesë në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe autoritetet komunale, Rasim Selmanaj, kryetar i Komunës, Ramë Melaj, drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm dhe përfaqësues të drejtorive tjera nga ky kuvend . Përzgjedhja e këtij modeli, do të mundësojë procedurat vijuese për ndërtimin e kësaj shtatoreje, e cila do të financohet nga buxheti i komunës.