Në vend rënien e tyre, në Baballoq të Deçanit, në praninë e familjarëve të dëshmorëve, veteranëve, zyrtarëve komunal dhe shumë qytetarëve, është bërë zbulimi i pllakës përkujtimore për dëshmorët e këtij fshati, Zenun Mataj dhe Nexhat Humaj, të cilët në gusht të vitit 1998,
, kishin rënë në betejë me forcat serbe. “Vija frontale në Baballoq, ishte barrikadë e pakalueshme për forcat serbe, të koncentruar me tërë arsenalin e saj në “Sukën e Baballoqit”, prej ku granatohëshin të gjitha vendbanimet e Deçanit dhe më gjerë”, ka përkujtuar kryetari i komunë së Deçanit ,z. Rasim Selmanaj, Ne si përfaqësues institucional ,kemi bazament shumë domethënës dhe shumë të sigurt këtë sakrificë në ecjen tonë përpara drejt sukseseve dhe fitoreve të reja. Gjithashtu , ne të gjithë së bashku ,e në veçanti qytetarët e komunë së Deçanit , duhet të jemi shumë krenarë për të kaluarën tonë, por njëkohësisht edhe shumë mobilizues dhe të palodhshëm për krijimin e kushteve për një jetë më të mirë , më të begatshme , për një mirëqenie për të gjithë qytetarët tonë .Ky obligim i yni duhet të jetë më tepër se obligim , më tepër se detyrë në realizimin dhe jetësimin e aspiratave tona. Dëshmorët dhanë më të shtrenjtën për të arritur deri këtu ku jemi sot , e ne pa hezituar duhet vazhduar këtë rrugë më tutje. Sukseset dhe rezultatet e punës sonë janë të përbashkëta dhe gjithashtu në të njëjtën kohë edhe inspirim për suksese dhe rezultate tjera gjithashtu është i përbashkët tha nder të tjera kryetari Selmanaj. Duke kujtuar betejat e shumta trimërinë dhe guximin e dëshmorëve të fshatit Baballoq Kol/ Abdyl Mushkola nder të tjera tha se këta që sot përkujtohen dhanë jetën që ne e gëzojmë lirin sot e ne duhet të punojmë më shumë që amaneti i tyre të jetësohet. Ndërkaq, në këtë rast, për qëndresën e baballoqasve dhe kontributin e madhe të tyre në çlirimin e vendit, në të gjitha etapat e historisë dhe veçmas në luftën e fundit, foli edhe Faik Doda.Ndërkaq më vendosje të kurorave më lule në kompleksin e varrezave ne Baballoq janë nderu edhe dëshmorët Ramiz Batusha , Milaim Gjocaj ,Avni Sinanaj,Agron Gjocaj,Asllan Batusha,Kujtim Qallaku,Demush dhe Muhamet Bardhecaj ,Izet Beqiraj dhe Milazim Shala si dhe martirët e këtij fshati.