Në kuadër të vizitave në shënimin e 133 vjetorit të lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ,ka qëndruar sot edhe në familjen Haradinaj,
e cila është pritur nga përfaqësues te Kuvendit Komunal te Deçanit të prirë nga kryetari I Komunës z.Rasim Selmanaj, nënkryetari z.Sami Cacaj si dhe përfaqësues të tjerë, ku janë pritur edhe nga plaku i familjes Haradinaj Hilmi Haradinaj, i cili e ka përgëzuar presidenten për zgjedhjen e saj në krye të shtetit dhe punën e suksesshme qe e ka nisur si presidente. Nga ana e saj Presidentja Jahjaga, ka pohuar se familjet e mëdha si Haradinaj e Jashari janë familje të cilat i japin frymëzim për avancimin të gjitha proceseve në Kosovë nga këtu duhet të marrim frymëzimin se duhet të punojmë drejt për të gjithë , te ju sigurojmë një jetë më të mirë të gjithëve dhe të kenë një prospektiv për një të ardhme më të mirë për të gjithë tha nder të tjera Jahjaga. Ndonëse kjo ishte vizita e parë që nga zgjedhja e sajë në krye të shtetit Presidentaj nuk ka dashur të flas as të premtoi se kur do të ketë takime me udhëheqës të institucioneve Komunale. Ky fakt ka pamundësuar që edhe kryetari Selmanaj, të Komentoi Vizitën e Presidentes pasi që vizita e saj ishte vetëm takim me familjen Haradinaj.